E rëndë në Korçë/ E mitura tenton t’i japë fund jetës për herë të tretë, shpëtohet nga fqinji. Institucionet nuk marrin masat e duhura Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në Rrugën e Kombit, në segmentin Milot–Rrëshen, pranë Urës së Zogut.
Si pasojë e përplasjes mes një mjeti tip “minicoper” dhe një automjeti tjetër tip “Golf”, kanë mbetur të lënduar gjashtë persona, raporton korrespondentja e Top Channel Brixhilda Deda.
Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Rrëshenit, ku po marrin ndihmën mjekësore. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, të cilat ende nuk dihen.
Në njoftimin e policisë thuhet:
Milot/Informacion paraprak
Në aksin rrugor “Milot-Morinë”, automjeti me drejtues shtetasin A. Ll. është përplasur me një automjet që drejtohej nga një shtetas i huaj.
Si pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe 4 pasagjerë, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës, Tiranë. Aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Top Channel