Vrau bashkëshorten dhe më pas veten, varroset në heshtje 80-vjeçari/ Askush nga 9 fëmijët nuk pranoi as të tërheqë trupin nga morgu
Një bandë shqiptarësh e përfshirë në vjedhje banesash është goditur nga autoritetet italiane në disa provinca të veriut të vendit, duke çuar në arrestimin e katër personave dhe zbulimin e një aktiviteti kriminal me vlerë qindra mijëra euro.
Mediat italiane shkruajnë se sipas hetimeve, grupi vepronte në disa zona dhe konsiderohej një rrezik i vazhdueshëm për komunitetin.
“Për katër shqiptarët nën hetim për vjedhje banesash dhe për arsye të ndryshme, për marrjen e mallrave të vjedhura, riciklimin e targave dhe rezistencën ndaj një pike kontrolli të karabinierëve, fokusi ishte në afërsinë e tyre me disa qarqe të shquara kriminale, si dhe mungesa e punësimit. Shkurt, ata e mbajnë veten përmes aktiviteteve mashtruese”, thanë autoritetet.
Të dyshuarit akuzohen për vjedhje me forcë, marrje të mallrave të vjedhura, riciklim targash dhe rezistencë ndaj forcave të rendit, në zonat e Bergamos, Pordenones, Venecias dhe Udines. Gjykata ka vlerësuar se ekziston rrezik i lartë për arratisje dhe përsëritje të veprave penale.
Në mesin e të arrestuarve është Aldi Gjetani, i cili ishte në kërkim me dy urdhër-arreste dhe u kap pas një aksidenti rrugor. Ai rezulton i dënuar edhe për raste të tjera dhe ndaj tij është vendosur edhe masa e dëbimit pas përfundimit të dënimit.
Ndërkohë, Silvano Marku ndodhet në paraburgim për vjedhje të tjera. Gjatë marrjes në pyetje ai nuk ka dhënë informacion të detajuar, duke pretenduar se nuk i kujtohen rrethanat.
Hetimet kanë zbuluar se banda operonte e organizuar dhe shpesh e armatosur. Në përgjimet telefonike, anëtarët shprehnin frikë nga reagimi i banorëve, duke theksuar nevojën për armë gjatë grabitjeve.
Grupi lidhet edhe me një operacion të mëparshëm, ku u dokumentuan 71 vjedhje në verilindje të Italisë, me një vlerë të përllogaritur prej rreth 181 mijë eurosh. Gjithashtu, është evidentuar përdorimi i kokainës nga disa anëtarë për të përballuar presionin gjatë aktiviteteve kriminale.
Top Channel