Kryeministri Edi Rama foli në edicionin e dytë të MatchMaker Albania, platforma e biznesit që bashkon investitorë ndërkombëtare, për zhvillimet në vendin tonë.
Ai u shpreh se Shqipëria është një vend që duhet të vizitohet, teksa shtoi se po zhvillohet dita ditës.
“Dua të sigurohem që të gjithë ta dinë që ai qeni që çeli këtë seancë është i prodhuar në Shqipëri dhe është puna e një ekipi të jashtëzakonshëm të rinjsh shqiptarë të talentuar, që shpresoj do të bëjnë më shumë dhe do të jenë një përfitim mjaft i madh për fushën tonë, industrinë tonë ushtarake. Kështu që faleminderit!
Panairi Botëror në Berlin na tregon që Shqipëria nuk është më një tokë e premtuar për një të nesërme më të mirë, por një vend të cilin të gjithë duhet ta shohin, e ku të gjithë duhet të hidhen të bëjnë sikur nuk ka të nesërme. Gati të mik presim, gati të ofrojmë, gati të ndërtojmë ekosisteme që përshtaten me nevojat e sipërmarrësve, gati të lidhim bizneset, njerëzit, ambiciet.
Matchmaker nisi si histori suksesi falë këtij personi, individi të shkëlqyer dhe ambicioz që drejton agjencinë AIDA dhe dua ta falenderoj atë dhe ekipin e saj që e kanë sjellë, e kanë çuar në një nivel tjetër këtë agjenci. Megjithatë, vlen të thuhet që mund ta bëjnë, sepse kanë shumë gjëra për të treguar.
Sot është më e lehtë se ç’ka qenë për të bërë që njerëzit të vijnë dhe të kthehen në Shqipëri.
Ky panair ka katër fusha që reflektojnë në fakt thelbin e ndryshimit që modeli ynë ekonomik ka sjellë.
Së pari sigurisht është turizmi dhe projektet moderne urbane. Nga një vend i turizmit të aventurës për vetëm një apo dy muaj në vit dhe për një numër të kufizuar njerëzish, Shqipëria është tashmë një vend ku po ndodhin disa prej ndryshimeve më të mëdha, jo vetëm në kuptimin e shifrave, por në kuptimin e një portofoli shumë të larmishëm mundësish, që shkon nga turistët individualë të cilëve ju pëlqen të “humbin” në majat e maleve te grupet e mëdha të turistëve që duan të vijnë, të eksplorojnë kryeqytetin tonë, bregdetin tonë, luginat, liqenet, bujqësinë, agroturizmin tonë e kështu me radhë. Kështu që, ky është vendi, pa asnjë dyshim!
Dhe jemi shumë të lumtur të shohim që jo vetëm ambicia jonë, por edhe ambicia e atyre që kthejnë sytë nga Shqipëria si tokë mundësish, po rritet dita ditës.
Po përgatitemi që të prezantohen disa investime shumë të mëdha, të cilat janë në gamën e miliardave e miliardave dhe synojmë të promovojmë jo vetëm destinacionet turistike të Shqipërisë, por një turizëm të një profili tjetër, të një cilësie tjetër, të një niveli tjetër të të kuptuarit e të të kujdesurit për qëndrueshmërinë.
Shtylla e dytë është bujqësia inteligjente që shfaqet, a duket ende si një fushë sfiduese, por ku po ndodhin shumë gjëra e ku shumë produkte të prodhuara në Shqipëri po zhvillohen me shpejtësi mjaft të madhe. Prodhimet shqiptare tani më mbërrijnë në tryezat e rreth 100 vendeve në mbarë botën dhe ne besojmë fort se objektivi ynë për t’i çuar eksportet e këtij vendi të vogël në 1 miliardë euro është brenda mundësisë sonë.
E treta janë horizontet digjitale, teknologjia, inteligjenca artificiale, siguria kibernetike, ekonomia digjitale dhe jemi shumë krenarë që jemi vendi i parë që i ka lënë hapësirë edhe në qeveri një ministreje të Inteligjencës Artificiale, dhe po ecën shumë mirë, meqë ra fjala, dhe po bëhet gati të kthehet sërish në vëmendje me ca lajme tejet të mira.
Jemi mjaft të vetëdijshëm që digjitalizimi për ne përfaqëson bekim, si për shumë vende që janë në zhvillim, sepse është një mundësi unike për të kapërcyer përpara dhe për të mbyllur brenda një kohe shumë të shkurtër hendeqe historike, që tjetërsoj nuk do të mund të mbylleshin në gamën e një brezi apo në afatin kohor të një brezi apo dy.
Së fundi në radhë, por jo nga rëndësia aspak, energjia nga një sektor i cili për një kohë kaq të gjatë lidhej me kufizimet, me paqëndrueshmërinë, me varësinë nga kushtet natyrore, është bërë tashmë sektor që lidhet me diversifikimin, me vizionin afatgjatë, me novacionin. Ashtu siç e përmendi ministri, ne, me shumë krenari, po diversifikojmë portofolin e prodhimit të energjisë dhe në mënyrë të qëndrueshme, po ecim drejt objektivit të madh ambicioz të sovranitetit të plotë. Për të arritur një kohë e një të ardhme ku asgjë të mos jetë e paparashikueshme, kështu që ne besojmë që Shqipëria, deri në fund të kësaj dekade, të jetë sovrane dhe që të sigurojë energjinë e vet në mënyrë sovrane dhe pa gjejeni, në mënyrë të ripërtëritshme”, u shpreh Rama.
Top Channel