E papritur! Monika Kryemadhi hyn në shtëpinë e Big Brother, “ngacmon” banorët
26/03/2026 18:01
Si pjesë e sfidës së mos-reagimeve, opinionistja Monika Kryemadhi hyri sot në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5.
Banorët nuk duhet të reagonin, ndërsa Monika u fut në shtëpi duke ngacmuar me fjalë disa prej tyre.
Ata u përpoqën të mos reagonin, megjithëse shkëmbenin fjalë me nënkuptime me njëri tjetrin.
Monika: Ajo xhaketa e verdhë Rogert, apapa
Rogert: Një nga xhaketat e mia është e një politikani të rëndësishëm
Monika: O mret o mret, përdore içik më shumë fjalën “mret” o Mateo. U kënaqe në palestër ti Mateo, si lulëzove! Shumë i bukur bardh e zi Edisa, elegance ishte në nivele të larta.
Top Channel