Arjon me showroom gjigant/ Investim i ri në kompaninë me përvojë 30-vjeçare, oferta deri në 70% ulje

26/03/2026 21:27

“Në fakt në këto 30 vite babai im nuk themeloi thjesht një kompani, por ngrit një standard  dhe një emër që sot në treg do të thotë besim”.

Arjon ka inauguruar showroom-in e saj më të ri, një hapësirë moderne prej 2000 metrash katrorë, e konceptuar për t’iu përgjigjur nevojave të çdo familjeje.
Me një eksperiencë 30-vjeçare në tregtimin e produkteve hidrosanitare dhe të materialeve të lidhura me arredimin e ambienteve, kompania synon të sjellë më afër klientëve cilësi, përzgjedhje të gjerë dhe çmime të përballueshme.

Showroom-i i ri ofron një gamë të larmishme produktesh, të menduara për çdo stil dhe për çdo buxhet.

“ARJON vjen me një showrom të ri prej 2000 metrash katrorë me një gamë të gjerë produktesh me pllak, parkete dhe hidrosanitare. E rëndësishme është që këtu klientët alternative për buxhetet e tyre pasi çmimet janë të përballueshme për të gjitha familjet shqiptare”, u shpreh CEO e Arjon, Jona Ismailaj.  

Në ceremoninë e hapjes morën pjesë edhe partnerë dhe përfaqësues të markave ndërkombëtare që bashkëpunojnë me Arjon.
Një prej tyre ishte edhe Andrea Bettini, përfaqësues rajonal iListone Giordano, i cili vlerësoi bashkëpunimin dhe investimin e realizuar.

“Jemi të lumtur që kemi ndërtuar një parneritet me një kompani serioze si ARJON. Ky është një bashkëpunim i mirë, pasi po shohim se kjo marrëdhënie por funksionon me sukses”, u shpreh përfaqësuesi rajonal i Listone Giordano, Andrea Bettini.

Me rastin e hapjes së showroom-it, kompania ka paralajmëruar edhe oferta speciale, çdo produkt deri në datën 10 prill do të kushtojë 70% më lirë .

“ARJON ka rezervuar oferta fantastike për të gjithë klientët duke filluar nga 30-70% më lirë. Kjo ofertë është e vlefshme për të gjitha showroom-et tona në Fier, dhe këtu në Tiranë”, tha Jona Ismailaj.

Me këtë investim të ri, Arjon rikonfirmon pozicionin e saj në treg dhe angazhimin për të qenë sa më pranë klientëve, përmes produkteve cilësore, hapësirave moderne dhe ofertave të aksesueshme për të gjithë.

Top Channel