Përfshihet nga flakët një hotel pranë pallatit Elysee në Paris, evakuohen 400 persona
Sllovakia ka vendosur çmime më të larta për naftën për automjetet me targa të huaja sesa vendasit, një masë që BE e quan hapur diskriminuese dhe në shkelje të rregullave të tregut të përbashkët.
Që nga fillimi i kësaj jave, drejtuesit e huaj paguajnë rreth 1.83 euro për litër naftë, afërsisht 26 cent më shumë se qytetarët sllovakë.
Zëdhënësi i Komisionit Europian, Ricardo Cardoso, deklaroi ditën e djeshme se masa është “shumë diskriminuese” dhe e papajtueshme me ligjin e BE-së. Ai theksoi se, edhe pse kriza energjetike është reale, nuk lejohet trajtim i ndryshëm mbi bazë shtetësie. Komisioni ka paralajmëruar se do të ndërmarrë hapa ligjorë kundër Sllovakisë.
Nga ana tjetër, qeveria e kryeministrit Robert Fico e mbron vendimin. Sipas saj, masa synon të frenojë “turizmin e karburantit”, një fenomen që shpërtheu pasi çmimet në Sllovaki ishin më të ulëta se në vendet fqinje.
Ditët e fundit, shumë drejtues nga Polonia dhe Austria kanë kaluar kufirin për t’u furnizuar më lirë, duke bërë që disa pika karburanti, sidomos në veri të vendit, të mbeten pa naftë.
Kriza lidhet drejtpërdrejt me ndërprerjen e furnizimeve përmes tubacionit Druzhba, i cili u dëmtua në janar në territorin ukrainas. Si pasojë, në shkurt 2026 Sllovakia shpalli gjendje emergjence për naftën. Situata është rënduar edhe nga rritja globale e çmimeve për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme, veçanërisht përplasjes me Iranin.
Për të përballuar mungesat, autoritetet kanë vendosur kufizime të forta: çdo automjet mund të furnizohet vetëm me një depozitë të plotë dhe deri në 10 litra shtesë, ndërsa blerja nuk duhet të kalojë 400 euro. Po ashtu, janë kufizuar edhe eksportet e naftës.
Për automjetet me targa të huaja, çmimi llogaritet sipas mesatares së tregut në Austri, Çeki dhe Poloni, duke zhdukur avantazhin që kishte Sllovakia si destinacion më i lirë.
Top Channel