Akuzat për bashkëpunim me policinë sekrete jugosllave/ Komisionerja Kos përgjigjet para deputetëve europianë më 20 prill
Po shtohen dyshimet në bursa lidhur me transaksionet e dyshimta që kanë ngritur alarmin për mundësi përfitimi nga informacione të brendshme të personave të lidhur me Donald Trump.
Pak para se presidenti amerikan të bënte njoftimin e fundit për Iranin, investitorë të panjohur vunë qindra miliona dollarë bast për rënien e çmimit të naftës, duke nxitur spekulime për përdorimin e informacioneve konfidenciale. Deklaratat e Trump për shtyrjen e përkohshme të sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike të Iranit ngjallën shpresat e gjetjes së një zgjidhjeje diplomatike të konfliktit, por duket se disa individë arritën të përfitonin shumë financiarisht.
Financial Times njoftoi se disa tregtarë kishin investuar mbi 500 milionë dollarë duke vënë baste mbi rënien e çmimit të naftës. Ky veprim ka ngritur pyetjen nëse ata mund të kenë pasur informacione të brendshëm për vendimin e Trump. “Insider trading” është kryerja e transaksioneve në bursë duke përdorur informacione që nuk janë publike, si të dhëna financiare të kompanive ose plane politike dhe rregullatore.
Si në SHBA ashtu edhe në Europë, ajo konsiderohet vepër penale, dhe normalisht, anëtarët e administratës së Trumpit dhe të afërmit e tij nuk mund të përdorin informacione konfidenciale për përfitime financiare. Christoph Kaserer, profesor për menaxhimin financiar në Universitetin Teknik të Mynihut, shpjegon se shuma prej 580 milionë dollarësh nuk është e pazakontë për tregjet globale, por rritja e menjëhershme e vëllimit të tregtimit në orën 7 të mëngjesit, kur tregjet janë të hapura por të qeta, nuk ishte normale.
Një raport i ProPublica tregon gjithashtu se disa zyrtarë të lartë shitën aksione përpara se Trump të shpallte tarifat doganore në prill 2025. Kur ai i shtyu asokohe përkohësisht tarifat, shkroi në rrjetin social Truth Social: “Kjo është një kohë e shkëlqyer për të blerë.
Top Channel