“Na kanë shkaktuar gjithmonë probleme”/ Trajneri i Polonisë flet për duelin me Shqipërinë: Urojmë që nesër mos të ketë surpriza

25/03/2026 17:53

Trajneri i Kombëtares së Polonisë, Jan Urban, foli sot para mediave në konferencën e zakonshme për shtyp, pak ditë para gjysmëfinales së play-off-it të Botërorit kundër Shqipërisë.

Ai theksoi seriozitetin e sfidës dhe paralajmëroi për vështirësitë që mund t’i paraqesë ekipi kuqezi.

Urban vlerësoi arritjet e Shqipërisë në ndeshjet e fundit, duke përmendur fitoren jashtë fushe ndaj Ukrainës në Ligën e Kombeve dhe triumfin kundër Serbisë.

“Kjo është një skuadër që mund të shkaktojë surpriza. Uroj që nesër të mos ndodhë,” tha trajneri polak.

Ai shtoi se ndeshja do të jetë shumë sfiduese, duke e quajtur “më të rëndësishmen e jetës sime” dhe duke paralajmëruar për një lojë të hapur:

“Edhe pse Shqipëria është e fokusuar në mbrojtje, ata dinë se gjithçka përfundon në këtë ndeshje. Ata gjithmonë na kanë krijuar probleme. Ekipi ka një formacion stabil dhe një trajner që punon prej tre vitesh, ndaj janë shumë të organizuar.”

Urban theksoi se Polonia do të përpiqet të kontrollojë lojën dhe të ndikojë në mënyrën se si do të sillet ekipi shqiptar, por rezultatet do të shihen vetëm në fushë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB