Akuzat për bashkëpunim me policinë sekrete jugosllave/ Komisionerja Kos përgjigjet para deputetëve europianë më 20 prill Europa rrezikon të përballet me mungesë karburanti që muajin e ardhshëm, teksa pasojat e krizës në Lindjen e Mesme sa vjen e po thellohen, paralajmëron kreu shefi i Shell.
Wael Sawan, drejtori ekzekutiv i kompanisë, tha se mungesa globale e furnizimit me naftë dhe gaz ka detyruar tashmë disa pjesë të Azisë të reduktojnë konsumimin e energjisë.
Efekti “valë” sipas tij, rrezikon të përhapet drejt perëndimit brenda disa ditësh. Sawan paralajmëroi se kjo do të thotë se qeveritë europiane mund të kenë nevojë të kufizojnë kërkesën për energji , masë kjo që nuk ishte marrë më që nga kriza energjetike e vitit 2022.
Rreth një e pesta e furnizimeve botërore me naftë dhe gaz të lëngshëm (LNG) janë bllokuar me mbylljen e Ngushticës së Hormuzit nga Irani. Me konfliktin tashmë në javën e katërt, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë u ka bërë thirrje vendeve të reduktojnë konsumimin e naftës dhe gazit, të promovojnë punën në distancë, kontrollin e shpejtësisë në rrugë dhe rritjen e përdorimit të transportit publik.
Në Azi, ku vendet varen shumë nga nafta dhe gazi i Lindjes së Mesme, qeveritë kanë vendosur javë pune katër-ditore, kanë kërkuar që njerëzit të përdorin më pak ajër të kondicionuar dhe kanë pezulluar disa prej udhëtimeve jashtë vendit. Saëan thotë se edhe qeveritë europiane duhet të marrin masa të ngjashme.
“Ky është një efekte valë”, shprehet ai. “Së pari godet Azinë Jugore, pastaj Azinë Verilindore dhe në prill mbërrin në Europë, ndaj qeveritë bëjnë mirë të marrin masa që përfshijnë edhe ruajtjen apo blerjen e rezervave”, shton Sawan.
Top Channel