Misioni i ninxhave u realizua me sukses/ Miri fiton imunitet, Rogertit i hiqet nominimi i përhershëm, e gjithë shtëpia kalon në nominim

25/03/2026 01:06
Screenshot

Misioni i ninxhave, që Vëllai i Madh i dha Mirit dhe Rogertit, është realizuar me sukses.

Pas këtij misioni, ku ata të dy bënë rrëmujë në shtëpi, primen e kësaj të marte, atyre iu njoftua edhe avantazhi.

Në nominimim e kësaj here Miri do të jetë imun, ndërsa Rogertit i’u hoq nominimi i përhershëm që kishte.

Që nga dita e sotme Rogerti do të jetë i barabartë me banorët e tjerë.

Ndërkohë gjatë mbrëmjes Shëndriti u zgjodh nga banorët lider i shtëpisë, duke fituar si avatazh imunitetin.

Pjesa tjetër e banorëve janë në nominim, teksa njëri prej tyre do të lërë shtëpinë të shtunën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB