Nafta, “kristalizohen” dyshimet/ ‘Insighter Trading’, a po përfiton rrethi i Trump? Lideri koreano-verior Kim Jong Un e përshkroi luftën e SHBA-së ndaj Iranit si provën se vendimi i vendit të tij për të zhvilluar armë bërthamore ishte i drejtë.
Në një fjalim përpara Asamblesë së Lartë Popullore, Kim akuzoi Uashingtonin për “akte terrorizmi dhe agresionit të sponsorizuar nga shteti”.
“Situata aktuale e tregon qartë se Koreja e Veriut kishte të drejtë të refuzonte presionin me fjalë të ëmbla të SHBA-së për të hequr dorë nga arsenali bërthamor. Tashmë, statusi nuclear i vendit tonë është i pakthyeshëm”, tha Kim Jong Un.
Trump kishte deklaruar më parë se Irani paraqiste një kërcënim “të menjëhershëm” për SHBA-në, dhe kjo në një kohë kur përpara disa muajsh ai vetë kishte pohuar se Amerika i kishte “shkatërruar” kapacitetet bërthamore të Republikës Islamike.
Kim Jong Un u shfaq i bindur se konflikti me Iranin dëshmon qartë sipas tij se vendet pa armë atomike janë të ekspozuara ndaj fuqisë ushtarake amerikane.
Deklarata e tij vjen në kohën kur Trump, siç thotë CNN, kishte sinjalizuar së fundi gatishmërinë për të rinisur bisedimet me liderin koreano-verior duke rivendosur kështu një rrugë diplomatike e cila u mbyll në 2019.
Top Channel