Shehaj dhe Kapri pretendojnë se u janë shkelur të drejtat nga Kuvendi/ Gjykata hedh shortin për shqyrtimin e kërkesës
Gjykata e Lezhës ka dënuar me burg përjetë vrasësin e biznesmenit Ardian Nikulaj, ngjarje e ndodhur në prill 2023.
Korrespondentja e Top Channel Brixhilda Deda bën me dije se gjykata ka vendosur dënim maksimal për Ruben Saraivën.
Portugezi u ekstradua në Shqipëri më 31 dhjetor 2023, pasi autoritetet marokene pranuan kërkesën e drejtësisë shqiptare për ta dorëzuar atë.
Saraiva erdhi në Shqipëri më 14 Shkurt 2023, një muaj përpara se të ekzekutonte Ardian Nikulajn dhe u larguan mbrëmjen e asaj dite drejt Greqisë.
Disa ditë përpara vrasjes erdhën si grup vëzhgini edhe britanikët Thomas Mithan, Harriet Bridgeman, Harry Simpson, ndërsa prokuroria Lezhë akuzon Edmond Haxhinë si organizator të vrasjes. Që të gjithë britanikët u arrestuan në Angli dy javë pas vrasjes bashkë me Edmond Haxhinë.
Top Channel