Shehaj dhe Kapri pretendojnë se u janë shkelur të drejtat nga Kuvendi/ Gjykata hedh shortin për shqyrtimin e kërkesës
Katër shqiptarë u arrestuan një dietë më parë në Serbi, pasi publikuan video duke përdorur simbolet kuqezi.
Videoja është shpërndarë në rrjet, ku të katërt shqiptarët këndonin këngë shqip dhe bënin me duar shqiponjën dy krenare.
#Serbia #Albania | Video released by the Serbian 🇷🇸 Ministry of Interiors:
Serbian 🇷🇸 police have arrested 4 Albanian 🇦🇱 nationals on suspicion of inciting national, racial and religious hatred, according to the Ministry of Internal Affairs of Serbia 🇷🇸.
More info below. ⬇️… https://t.co/sLiAFptUU8 pic.twitter.com/eTvSwkVfh3
— Luka | Дунав Intel (@Lukai1861) March 24, 2026
Ngjarja ka ndodhur të martën dhe është konfirmuar nga ministria e brendshme e Serbisë nëpërmjet një komunikate për shtyp. Shtetasit shqiptarë janë arrestuar pasi kanë shfaqur simbole kombëtare shqiptare gjatë qëndrimit të tyre në territorin e Serbisë.
Autoritetet vendase bëjnë me dije se ndaj tyre rëndon akuza për “nxitje të urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare”, një vepër penale e parashikuar në legjislacionin serb.
Në komunikatën e ministrisë së brendshme thuhet gjithashtu se një prej të ndaluarve kishte publikuar një video të publikuar në rrjetet sociale ku shfaqet duke udhëtuar me një automjet tip “Audi” së bashku me tre personat e tjerë. Në pamjet e shpërndara në Facebook, ata lëvizin në një autostradë në Serbi, ndërsa mbajnë veshur bluza me simbole kombëtare shqiptare dhe referenca ndaj asaj që njihet si “Shqipëria Etnike”.
Top Channel