“Homeland Justice” hakeron Postën Shqiptare: I kemi të gjitha të dhënat në duart tona
25/03/2026 19:57
Pak ditë pas hakerimit të faqes së Kuvendit të Shqipërisë, grupi i “Homeland Justice” pretendon se ka sulmuar edhe sistemet e Postës Shqiptare.
Sipas mesazhit të ndarë në Telegram, “Homeland Justice” pretendonse disponon të gjitha të dhënat e Postës Shqiptare.
“Zyrtarët e korruptuar të Postës Shqiptare, të cilët i kanë dhënë autoritet të plotë Pedofilëve të Regjimit të Epstein dhe nuk kanë aspak liri veprimi dhe pavarësi, janë kthyer në shërbëtorë dhe skllevër të paguar për terroristët e Kampit Ashraf 3 për disa muaj me radhë”, thuhet në reagimin e tyre në Telegram.

Top Channel