“Trump nuk po bën asnjë blof”/ Shtëpia e Bardhë paralajmëron Iranin: Presidenti amerikan është gati të lëshojë ferrin te ju
Greqia festoi sot 25 marsin, përvjetorin e Revolucionit të vitit 1821 dhe njëkohësisht festën e Ungjillëzimit.
Me pas në prani të udhëheqjes shtetërore, politike dhe ushtarake, si dhe mijëra qytetarëve, Forcat e Armatosura dhe forcat e sigurisë parakaluan në Sheshin Sintagma, në një paradë madhështore ushtarake.
Përveç mjeteve të blinduara dhe tankeve, artilerisë së rëndë dhe sistemeve raketore, u prezantuan gjithashtu njësi të specializuara për çminim, komunikim dhe mbrojtje kundër kërcënimeve kimike e bërthamore. Në qiell, avionët luftarakë dhe helikopterët realizuan fluturime spektakolare, ndërsa parakaluan komandot, marinsat dhe njësitë elitare të ushtrisë.
“Liria jonë e garantuar nënkupton edhe më shumë – në një botë shumë të trazuar dhe të pasigurt – unitet dhe përgjegjësi”-u shpreh presidenti i Greqisë Konstantinos Tasoylas.
Në paradë u prezantuan edhe sistemet e reja të avancuara të mbrojtjes, si mjete të mbikëqyrjes elektronike, torpedo të drejtuara me fibra optike, raketa kundërajrore me rreze të gjatë, sisteme kundër dronëve dhe mjete të shumta pa pilot , tokësore, detare dhe ajrore.
Mes tyre spikatën dronët e rinj ushtarakë, sistemi “Kentavros” kundër dronëve, sistemi “Hyperion” për neutralizimin e tyre, si dhe helikopteri pa pilot Camcopter S-100 që përdoret në fregatat moderne Belharra.
“Jetojmë në kohë jashtëzakonisht të trazuara. Investimi në mbrojtjen kombëtare nuk është luks, por domosdoshmëri, në mënyrë që vendi të jetë i sigurt dhe të qëndrojë gjithmonë si një shtyllë, si një dritë stabiliteti në një epokë jashtëzakonisht të trazuar“-u shpreh Mitsotakis.
Parada e këtij viti u zhvillua në një klimë të tensionuar ndërkombëtare, me mesazh nevojën për përshtatjen dhe forcimin e vazhdueshëm të kapaciteteve mbrojtëse të vendit përballë kërcënimeve moderne dhe teknologjive të reja.
Top Channel