Formacioni i mundshëm/ Muçi dhe Mehmeti në stol, sulmin e udhëheq Uzuni, si pritet të rreshtohet Shqipëria kundër Polonisë

25/03/2026 20:18

Kombëtarja shqiptare ka kryer seancën e tretë dhe të fundit stërvitore përpara ndeshjes me Poloninë.

Gazetari i Top Channel, Endi Tufa, ka mësuar se rreshtimi i mundshëm i Kombëtares do të jetë 4-3-3.

Në portë pritet të jetë i përhershmi Strakosha, ndërsa mbrojtja do të përbëhet nga Hysaj, Ajeti, Gjimshiti dhe Mitaj. Në mesfushë do të rreshtohen Shehu, Asllani dhe Laçi, ndërsa Hoxha dhe Bajrami priten të mbështesin në sulm Uzunin.

Më herët, trajneri Sylvinho u shpreh se nuk e kishte ndarë akoma mendjen për formacionin titullar dhe pritet që çdo gjë të vendoset përfundimisht disa orë para startit të ndeshjes.

Top Channel