Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar, baba i tre fëmijëve
25/03/2026 13:52
Një aksident tragjik në Gjermani i ka marrë jetën një 29-vjeçari shqiptar, duke lënë pas gruan dhe tre fëmijë.
Viktima, me inicialet F.L., ishte me origjinë nga fshati Raincë i Preshevës, ndërsa aksidenti fatal ndodhi në Esslingen.
Sipas konfirmimeve nga autoritetet e sigurisë dhe shërbimet shëndetësore gjermane, 29-vjeçari nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra nga aksidenti.
Rrethanat e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa autoritetet në Gjermani po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.
Top Channel