113 vite nga masakra serbe, banorët bëjnë homazhe për 27 të rinjtë e vrarë në Lushnjë

25/03/2026 12:29

Sot shënohet 113 vjetori i masakrës serbe në Gjuzaj të Lushnjes ku u vranë 27 djem të rinj.

Në memorialin e ndërtuar në këtë zonë u vendosën kurora me lule dhe u benë homazhe në nder të të rënëve.

Kjo ditë shënon historinë tragjike për banorët, të afërmit e cilëve u vranë nga serbët. Në vendin e ngjarjes është ndërtuar ky memorial amanet e njërit prej të mbijetuarve të masakrës.

Nga 27 të vrarët vetëm njëri arriti të mbijetonte, Mustafa Zhyra, i cili tregoi ngjarjen për të ardhur gojë më gojë deri në ditët e sotme.

Sipas historianeve, ushtria serbe kërkonte të merrte troje në Lushnjë e pastaj do të kalonte në Berat. Pikërisht gjatë mësymjes ata hasen në rezistencën e burrave të fshatit Gjuzaj.

Familjarët e 27 të vrarëve i përkujtojnë çdo vit këto emra  me nderime, të cilët u vranë për të mbrojtur familjen, atdheun dhe pasuritë shqiptare.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB