“Ai pis më ka shkatërruar familjen, s’ua fal abortin e dy fëmijëve të mi”/ Prokurori Ols Dado zbulon përplasjen me Veliajn: Ia kemi dorëzuar aktet, i refuzoi dhe më ofendoi
Katër shtetas të Republikës së Shqipërisë janë arrestuar në Serbi.
Ngjarja ka ndodhur të martën dhe është konfirmuar nga ministria e brendshme e Serbisë nëpërmjet një komunikate për shtyp. Shtetasit shqiptarë janë arrestuar pasi kanë shfaqur simbole kombëtare shqiptare gjatë qëndrimit të tyre në territorin e Serbisë.
Autoritetet vendase bëjnë me dije se ndaj tyre rëndon akuza për “nxitje të urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare”, një vepër penale e parashikuar në legjislacionin serb.
Në komunikatën e ministrisë së brendshme thuhet gjithashtu se një prej të ndaluarve kishte publikuar një video të publikuar në rrjetet sociale ku shfaqet shfaqet duke udhëtuar me një automjet tip “Audi” së bashku me tre personat e tjerë. Në pamjet e shpërndara në Facebook, ata lëvizin në një autostradë në Serbi, ndërsa mbajnë veshur bluza me simbole kombëtare shqiptare dhe referenca ndaj asaj që njihet si “Shqipëria Etnike”.
Sipas disa mediave në Serbi, arrestimi është kryer menjëherë pas identifikimit të tyre dhe ndalimit të automjetit nga patrullat policore. Po ashtu, raportohet se ndaj tyre është urdhëruar ndalimi policor për 48 orë, ndërsa çështja pritet t’i kalojë prokurorisë në Beograd për procedura të mëtejshme.
Top Channel