Rrëzimi i avionit ushtarak në Kolumbi, konfirmohen 66 persona të vdekur, 4 të zhdukur
Vetëm një ditë pasi Presidenti amerikan Donald Trump foli për bisedime të “mira dhe konstruktive me Iranin”, Republika Islamike nisi një sulm me raketa ndaj Tel Avivit, disa prej të cilave arritën të kapërcenin mbrojtjen e fuqishme ajrore të Izraelit.
Në një nga sulmet, u dëmtuan disa shtëpi në veriun e shtetit hebre e gjashtë persona u lënduan. Irani gjithashtu goditi Eilatin në jug të Izraelit, si dhe qytetet Dimona dhe Yeruham. Banorët në zonën e Jeruzalemit raportuan edhe ata shpërthime të forta gjatë natës.
Izraeli nuk i la këto sulme pa përgjigje. Forcat izraelite të mbrojtjes shënjestruan raketahedhës e infrastrukturë në pjesën perëndimore të Iranit. Dy impiante gazi dhe një tubacion u goditën nga avionë izraelite dhe amerikane vetëm disa orë pasi Trump kishte njoftuar pezullimin e përkohshëm të sulmeve mbi objektet iraniane të energjisë.
Agjencia e lajmeve Fars pohoi se impiante në rajonet qendrore të vendit ishin dëmtuar pjesërisht, e bombat nuk kishin kursyer as kompleksin nuclear të Isfahanit. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se sulmet e Izraelit do të vazhdojnë “si në Liban, ashtu edhe në Iran”.
“Po shkatërrojmë programin raketor dhe atë bërthamor iranian, dhe po vazhdojmë t’i japim goditje të rënda Hezbollahut. Vetëm disa ditë më parë, eliminuam dy shkencëtarë të tjerë bërthamorë, dhe jemi ende aktivë“-u shpreh Netanyahu.
Më shumë se 2,000 persona janë vrarë deri tani në konfliktin vdekjeprurës që vazhdon të përhapet në rajon. Që prej nisjes së luftes në 28 shkurt, Irani e ka mbajtur praktikisht të mbyllur Ngushticën e Hormuzit, nga ku kalon rreth 20% e naftës dhe gazit të lëngshëm natyror të të gjithë botës.
Top Channel