Në momentin më të keq të Arne Slot, rishfaqet hija e Xabi Alonsos
Daniella Chavez ka vendosur një ultimatum të papritur: ajo nuk do të publikojë më foto të zhveshura deri sa klubi i saj i zemrës, O’Higgins, të shkarkojë trajnerin Lucas Bovaglio.
Ish-modelja e Playboy thotë se formë e dobët e skuadrës ka ndikuar madje edhe në jetën e saj personale: “Ai (Bovaglio) më ka marrë edhe dëshirën për të bërë dashuri. Tani dua që ai ta kuptojë këtë ose të largohet — dhe të marrë lojtarët me vete. Nuk do të zhvishem më derisa ai të largohet nga O’Higgins”, deklaroi Chavez.
Skuadra e Rancagua-s renditet e nënta në Liga de Primera pas shtatë ndeshjeve dhe u eliminua nga Copa Libertadores nga Tolima.
Chavez ka afro 20 milionë ndjekës në rrjetet sociale dhe është e njohur për postime provokuese në Instagram, X dhe OnlyFans.
Disa vite më parë, ajo mori një vëmendje të madhe në mediat sportive, pasi u shpreh se kishte kryer marrëdhënie me Cristiano Ronaldon.
Top Channel