Teherani paralajmëron SHBA-në: Lufta do të vazhdojë deri në heqjen e sanksioneve dhe kompensimin e dëmeve

23/03/2026 21:07

Një paralajmërim i fortë është dhënë nga Mohsen Rezaei, ish-komandant i Gardës së Revolucionit dhe anëtar i Këshillit për Interesat e Shtetit të Iranit.

Ai u shpreh se çdo sulm ndaj infrastrukturës iraniane nuk do të mbetet pa pasoja.

Në një deklaratë për televizionin shtetëror, Rezaei shtoi se SHBA-ja do të paralizohet dhe “do të mbytet në Gjirin Persik”, duke paralajmëruar drejt Presidentit amerikan Donald Trump se “ditët e fundit të mbijetesës amerikane po mbarojnë”.

Ai theksoi se “lufta do të vazhdojë deri sa të rikuperohen të gjitha dëmet, të hiqen të gjitha sanksionet ekonomike dhe të sigurohet që SHBA të mos ndërhyjë më në punët e Iranit”.

Sipas Rezaeit, kjo është vendimi i kombit iranian, i udhëheqësit të tyre dhe i forcave të armatosura.

Presidenti i SHBA, Donald Trump, njoftoi se Shtetet e Bashkuara dhe Irani zhvilluan “biseda produktive” gjatë fundjavës, dhe se ai do të pezullojë sulmet ushtarake kundër centraleve të energjisë iraniane për një periudhë pesë-ditore. Nga ana tjetër, kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad-Bagher Ghalibaf, deklaroi përmes një postimi në X se nuk po zhvillohen negociata me Shtetet e Bashkuara dhe se nuk është i përfshirë në asnjë bisedim të tillë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB