“Sulme të mundshme ndaj centraleve bërthamore iraniane”, Kremlini: Shumë të rrezikshme, pasojat mund të jenë të pariparueshme

23/03/2026 11:46

Kremlini ka paralajmëruar për pasoja të pariparueshme në rast sulmesh ndaj centraleve bërthamore iraniane. 

Zëdhënësi i presidentit rus, Dmitry Peskov, deklaroi se Rusia beson se çdo sulm ndaj objekteve bërthamore në Iran mund të ketë pasoja të pariparueshme.

“Ne i konsiderojmë sulmet ndaj objekteve bërthamore si jashtëzakonisht të rrezikshme dhe të afta të shkaktojnë pasoja të pariparueshme. Për këtë arsye, pala ruse, duke mbajtur një qëndrim shumë të përgjegjshëm për këtë çështje, ka shprehur vazhdimisht shqetësimet e saj”, tha Peskov.

Ai shtoi se këto sinjale paralajmëruese “po i transmetohen edhe palës amerikane” dhe se Rusia është në dialog të vazhdueshëm me Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB