“Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt”, Trump: Dua që ta kontrollojmë bashkë me Iranin, unë dhe Ajatollahu, apo kushdo që do të jetë në të ardhmen
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti fatal në LaGuardia Airport, ku një avion i Air Canada Express u përplas me një zjarrfikëse në pistë, duke shkaktuar humbjen e jetës së pilotit dhe bashkëpilotit.
Audio e komunikimeve nga kulla e kontrollit tregon qartë momentet e para të emergjencës, ku dëgjohen thirrje urgjente dhe përpjekje për të menaxhuar situatën. Në një nga mesazhet dëgjohet një thirrje e përsëritur “Stop, stop, stop”, ndërsa më pas konfirmohet përplasja e avionit me zjarrfikësen në tokë.
Kontrollorët ajrorë i kërkua menjëherë avionit të qëndrojë në pozicion, duke theksuar se ekipet e emergjencës janë në rrugë. Në të njëjtën kohë, komunikimet tregojnë se pista u mbyll menjëherë dhe se aeroporti do të ndërpriste operacionet për një periudhë të pacaktuar.
Në audio dëgjohen gjithashtu pilotë të avionëve të tjerë që reagojnë ndaj situatës, duke e përshkruar ngjarjen si “të rëndë për t’u parë”, ndërsa kontrollorët përpiqen të koordinojnë lëvizjet në një natë të përshkruar si “e ngarkuar”.
Autoritetet konfirmuan më herët se avioni, me 76 persona në bord, u përplas me një kamion zjarrfikës gjatë uljes, duke çuar në mbylljen e aeroportit dhe një operacion të madh emergjence.
Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të aksidentit, ndërsa publikimi i këtyre komunikimeve pritet të ndihmojë në rindërtimin e minutave kritike para përplasjes.
Top Channel