Rrëfimi i ndjerë i Mira Konçit, këngëtarja rrëfen si nisi karriera e saj në muzikë: E ndjej veten me fat

23/03/2026 10:40

Këngëtarja e njohur Mira Konçi ishe përballë Edi Manushit në “E Diell”, në një rrëfim të ndjerë për jetën e saj personale, familjare dhe karrierën.

Ndër të tjera, ajo kujton koncertin e parë në vitin 1990, për të cilin thotë se shënjoi karrierën e saj në muzikë.

“Nuk isha pjesë e muzikës, isha dhe jam autodidakte. E ndjej veten me fat që isha pjesë e atij momenti dhe që u bë histori, që vazhdon të shkruhet”, u shpreh ajo.

E ndërkohë, në ekran u shfaqën disa foto të vjetra të familjarëve të saj, një emocion i madh për të.

“Si foto filmash… Me nënën kam një lidhje të veçantë, është modeli im, qenia më e mençur që mund të njoh deri sot”, u shpreh ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB