Pas disa kohësh në luftë me sëmundjen, humb jetën ish-deputeti socialist Një 39-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri në Kavajë, pas një konflikti për motive të dobëta.
Policia bëri me dije se autor i dyshuar i plagosjes është 42-vjeçari Pleurat Mustafa, i cili, pas arrestimit, ka deklaruar se qëlloi pasi 39-vjeçari kishte ngacmuar të dashurën e tij.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:30, në lagjen nr. 6 të qytetit. Policia e Kavajës, në bashkëpunim me strukturat e Krimeve të Rënda dhe forcat e policisë Durrës, organizoi një operacion të shpejtë për kapjen e tij dhe pas rreth tre orë kërkimesh.
I dyshuari u lokalizua dhe u arrestua në zonën e ish-Kënetës në Durrës. Në pranga ra edhe një 35 vjeçar, Agim Çelhyka, i dyshuar se e ndihmoi autorin të largohej me makinë nga vendi i ngjarjes. Pas arrestimit, 42-vjeçari e drejtoi Policinë në vendin ku kishte hedhur pistoletën e cila u gjet dhe u sekuestrua si provë materiale.
I plagosuri, B. D., ndodhet në Spitalin e Durrësit jashtë rrezikut për jetën, ndersa hetimet për ngjarjen po vijojnë. Një krim për motive të ngjashme ndodhi dhe në qytetin e Shijakut, në janar të këtij viti, ku mbeti i vrarë një 45-vjeçar.
Njoftimi:
Plagosi me armë zjarri një 39-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, u identifikua, u lokalizua dhe u vu në pranga autori i dyshuar i ngjarjes.
Në pranga edhe shtetasi që e ndihmoi të largohej nga vendi i ngjarjes.
Pas disa orësh kërkime, Policia gjeti dhe sekuestroi, në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit pistoletë me të cilën autori dyshohet se kreu plagosjen.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe forcat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, menjëherë pas marrjes së njoftimit se rreth orës 20:30, të datës 22.03.2026, në lagjen nr. 6, Kavajë, një shtetas kishte plagosur me armë zjarri një shtetas tjetër, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, u bë i mundur identifikimi i autorit dhe, pas rreth tre orësh, lokalizimi i tij në lagjen 17/1, Durrës.
Shërbimet operacionale të DVP Durrës bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit P. M., 42 vjeç, banues në Kavajë.
Ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se plagosi me armë zjarri (pistoletë) shtetasin B. D., 39 vjeç, banues në Rikaj, Kavajë, i cili ndodhet në Spitalin e Durrësit, jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë veprimeve u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë edhe i shtetasit A. Ç., 35 vjeç, banues në Kavajë, i cili dyshohet se e ka ndihmuar autorin të largohej nga vendngjarja, duke e transportuar me automjet drejt Durrësit.
Shërbimet e Policisë, pas disa orësh kontrollesh, bënë të mundur gjetjen e armës së zjarrit pistoletë, të cilën autori e kishte hedhur gjatë largimit nga vendi i ngjarjes.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel