“Nuk na befasoi”, gazetarja komenton në ‘Top Story’ zgjedhjet e Ramës për drejtuesit politikë të qarqeve: Shoh disa emra që…

23/03/2026 22:16

Gazetarja Alba Alishani ka komentuar zgjedhjet e Ramës për drejtuesit politikë në qarqe.

E ftuar në “Top Story”, ajo është shprehur se Kryeministri kësaj radhe nuk ka befasuar dhe se nuk sheh asnjë logjikë politike në këto zgjedhje dhe asnjë kalkulim matematikor.

“Atipike ndoshta për përzgjedhjet e lokacioneve, por tipike për vendimmarrjet. Nuk shoh elementë befasie. Nuk ka arritur të na befasojë këtë radhë Kryeministrie, pavarësisht se ai e bën, të paktën në përzgjedhjet e emrave ose në rotacionet, riciklimet apo në dorëheqjet e detyruara që ndonjëherë kanë ndodhur. Ato kanë qenë befasitë e drejtpërdrejta, që ndonjëherë, njerëzit e tij i kanë marrë aty, në takime apo përmes ekraneve televizive.

Kësaj radhe jo, sepse konsideroi që etiketa ose mbiemri që është ideal për Partinë Socialiste është ‘e përkohshmja’. Gjithçka për Edi Ramën dhe për PS-në është e përkohshme. Këtë na e ka treguar cikli i riciklimeve, i zëvendësimeve, që kanë qenë të shumta kësaj radhe, edhe i elementeve kur kanë qenë të befasishme. Kanë qenë të gjitha të përkohshme dhe pa asnjë garanci.

Nëse flasim për zgjedhjet e ardhshme, në emër të të cilave janë bërë këto ndryshime, unë besoj se ky është një trofe të cilin apriori ata e mbajnë në duar, duke moskonsideruar palën përballë.

Unë nuk shoh logjikë politike në këto zgjedhje, nuk shoh as kalkulime matematikore. Shoh disa emra që lëvizin në një rreth vicioz, jo për shkak të llogarive, por për shkak se kjo tokë që i ka ngelur Edi Ramës dhe ekzekutivit të PS është një tokë djerrë, nuk është më pjellore”, tha Alishani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB