Nuk ka më tolerime te Interi/ Thuram bëhet shembull, do të jetë largimi i parë nëse…

23/03/2026 22:21

Interi shpreson ende për një shkëndijë energjie nga Marcus Thuram, francezi që dikur kishte bërë tifozët zikaltër të këndonin emrin e tij.

Goli i fundit i Thuram daton më 8 shkurt kundër Sassuolos, ndërsa goli para tij ishte më 7 janar kundër Parmës.

Në tetë ndeshjet e fundit të luajtura në Serie A, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Italisë, francezi nuk ka shënuar asnjë gol dhe nuk ka dhënë asnjë asist – një periudhë e thatë për një lojtar me potencial kaq të madh.

Analiza e performancës së tij tregon se në fushë Thuram ka pasur vështirësi në kombinimet me shokët e ekipit dhe nuk ka arritur të prodhojë momentet vendimtare që e karakterizonin më parë.

Mungesa e tij në derbi për shkak të gripit e ka lënë Interin pa një sulmues me eksperiencë për të ndihmuar skuadrën, sidomos gjatë mungesës së Lautaro Martinez.

Deri tani, sezoni i Thuram nga gushti deri në mars është një nga më të dobëtit për sa i përket golave të shënuar, duke e bërë të qartë se Interi ka nevojë urgjente për rikthimin e formës së tij më të mirë, ndryshe do të jetë ‘viktima’ e parë e operacionit ‘fshesa’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB