LIVE/ Trump: Arritëm marrëveshje 15-pikëshe me Iranin, nuk ka më armë bërthamore. Sulmet kundër objekteve energjetike ndalen për pesë ditë. Teherani mohon
Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad-Bagher Ghalibaf, deklaroi përmes një postimi në X se nuk po zhvillohen negociata me Shtetet e Bashkuara dhe se nuk është i përfshirë në asnjë bisedim të tillë.
“Populli ynë kërkon ndëshkim të plotë dhe të rëndë për agresorët. Të gjithë zyrtarët mbështesin fuqimisht udhëheqësin dhe popullin e tyre derisa të arrihet ky qëllim,” shkroi Ghalibaf.
Ai shtoi se lajmet e rreme po përdoren për të manipuluar tregjet financiare dhe të naftës, si dhe për të “shpëtuar moçalin” ku janë bllokuar Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.
Më herët ishte vetë Trump që deklaroi se Irani ka ende një mundësi për të arritur paqe, duke paralajmëruar se në të kundërt mund të ketë përshkallëzim të mëtejshëm të situatës.
Top Channel