“Nuk është Binaj”/ Curri zbulon në “Top Story” emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

23/03/2026 22:09

Analisti Arjan Curri është shprehur në “Top Story” se opozita do të zgjedhë Ilir Alimehmetin si kandidat për zgjedhjet lokale në Tiranë vitin e ardhshëm.

Sipas Currit, nuk do të jetë Florian Binaj, por sipas tij, kandidatura i është premtuar Alimehmetit. Nga ana tjetër, Alfred Lela zgjodhi të mos e komentojë këtë informacion që Curri pretendon se e ka të sigurt.

Pjesë nga diskutimi në Top Story:

Curri: Zoti Lela nuk e di a na tha të vërtetën, a do kenë Florian Binajn kandidat apo do ia japin Alimehmetit. Unë di një tjetër thashethem, që i është premtuar Alimehmetit kandidimi për Bashkinë e Tiranës.

Lela: Kur di për SPAK, për PD patjetër.

Curri: Për rastin e PD mund të t’i them edhe burimet.

Lela: Unë hesht me heshtje, nuk është kjo tema, është herët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB