Mediat izraelite zbulojnë datën, ja kur synon SHBA t’i japë fund luftës me Iranin

23/03/2026 18:25

SHBA ka shënuar datën 9 prill si ditën e përfundimit të luftës kundër Iranit.

Këtë ka raportuar portali izraelit i lajmeve, Ynet, duke cituar një zyrtar të lartë nga Izraeli.

Nuk ka ende konfirmime zyrtare nga Uashingtoni, ndërsa situata mbetet e ndjeshme dhe me zhvillime të shpejta.

Kanë kaluar katër javë që nga fillimi i konfliktit midis Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara kundër Iranit.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se kishte arritur një marrëveshje mbi pikat kryesore me Iranin, duke folur me gazetarët para se të nisej për në Memphis.

Ai njoftoi gjithashtu një pauzë pesë-ditore në sulmet ndaj infrastrukturës energjetike iraniane, duke e lidhur vendimin me kontakte “pozitive dhe produktive” dhe diskutime të vazhdueshme për një zgjidhje të mundshme të konfliktit.

Megjithatë, Teherani e hodhi poshtë këtë interpretim, duke mohuar çdo negociatë, të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, dhe duke e interpretuar këtë veprim si një “tërheqje” nga Shtetet e Bashkuara. Ministria e Jashtme iraniane përsëriti se nuk do të ketë dialog derisa të arrihen objektivat ushtarake.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB