Numërimi i kalorive nuk funksionon gjithmonë, provoni të hani më me zgjuarsi
Aktori i famshëm Orlando Bloom, i njohur nga roli i tij në “Pirates of the Caribbean”, po shijon një lidhje të re me modelen zvicerane Luisa Laemmel, 21 vite më e re se ai.
Lidhja e çiftit ka filluar vitin e kaluar pas ndarjes së Bloom nga këngëtarja Katy Perry.
Sipas raportimeve, javën e kaluar çifti kaloi disa ditë pushimi në Zvicër, duke përfshirë një qëndrim në një suitë luksoze në Zyrih,
“Orlando dhe Luisa janë parë bashkë për disa muaj tashmë. Ai jeton në Los Angeles, ndërsa ajo në New York, kështu që nuk mund të takohen gjithmonë, por janë në kontakt të vazhdueshëm dhe ka një tërheqje të madhe midis tyre”, tha një burim për “The Sun”.
Orlando Bloom ka dy fëmijë: Daisy, pesë vjeçe, me Katy Perry dhe Flynn, 15 vjeç, me ish-bashkëshorten e tij, modelen australiane Miranda Kerr.
Top Channel