“Jam lënduar, nuk ka qenë lidhje tre mujore”/ Heidi Baci i kundërpërgjigjet në “Wake Up” ish-partnerit: I jam përkushtuar, është bërë një premtim…
Këtë javë në emision ‘Rrethi Katror’ në ‘E Diell’, në tryezë janë sjellë diskutimet për ngjarjet më kryesore të javës që lamë pas.
Vizita private e ambasadores amerikane në zyrën e Edi Ramës, çfarë u diskutua, cilët ishin njerëzit që e shoqëronin? Për këtë këto detaje dhe Alfred Cako.
“Ajo ka qenë e shoqëruar nga dy njerëz të rëndësishëm të biznesit grek. Arsyeja pse kanë ardhur, dy ditë pas prishjes së kontratës së Porto Romaos, për të thënë që Porto Romano të mbetet nën ndikimin e forcave greko-ruse. Ajo ka ardhur me agjendë personale. Arsyeja e dytë, veçse për të prishur korridorin 8, është gazi në Delvinë. SHBA do që të bllokojë gaz Delvina dhe që ta importojmë nga amerikanët”, tha Cako.
Nga ana tjetër Albatros Rexhaj u ndal te agjenda e luftës, deri ku do shkojë rritja e naftës, si do mbijetojë Shqipëria nga kjo.
“Rritja e çmimit të naftës i konvenon SHBA sepse me ndalimin e naftës iraniane sasi e madhe e naftës po kompensohet nga vetë nafta amerikane. Ata janë duke nxjerrë naftë më shumë se kurrë dhe po e shesin me çmime shumë të larta. Kohë pas kohe SHBA ka nevojë të zbrazë depot e armatimeve. Kjo luftë lodh Kinën, Indinë, dy shtete që SHBA do t’i ketë në kontroll. Në fund të kësaj lufte, do përfundojë me marrëveshje mes SHBA, Rusi dhe Kinë”, tha ai.
Top Channel