Fulham kërkon të blejë kartonin e Chukwueze; arkat e Milanit pritet të pasurohen me 24 milionë euro
Pas barazimit me Fiorentinën, presidenti i Interit, Beppe Marotta reagoi duke kërkuar qetësi, pavarësisht formës së dobët të zikaltërve në ndeshjet e fundit.
Interi, aktualisht në krye të kampionatit, nuk ka fituar në tre javët e fundit, por Marotta kërkon qetësi: “Jemi në një moment të veçantë, por nuk është një psikodramë. Jemi të parët me meritë, me gjashtë pikë avantazh në kampionat dhe gjysmëfinalistë në Kupën e Italisë. Është e vërtetë, jemi në vështirësi për shkak të lodhjes ose dëmtimeve, siç ndodh edhe te të tjerët.”
Presidenti i Interit gjithashtu theksoi rolin e Chivu: “Ai do të punojë me stafin për analizat, është lideri i grupit tonë. Momentalisht mund të jetë më e lehtë të jesh ‘gjuetari’ se sa ‘preja’, por unë mbetem optimist. Ekipi është i fortë dhe ka profesionistë të vërtetë. Do ta gjejmë sërish rrugën që kemi humbur për momentin. Pra, s’ka vend për frikë.”
Sa i përket arbitrave, Marotta kërkon vetëm uniformitet në gjykim: “Takimi me Rocchi u shty sipas udhëzimeve të FIGC. Pas mbrëmjes së djeshme kam dëgjuar dhe lexuar shumë ekspertë e opinionistë që mendonin se faulli me dorë i Pongracic ishte penallti. Nuk dua të jap alibi, kërkoj vetëm uniformitet, një protokoll të përdorur në mënyrë të njëtrajtshme pa interpretim subjektiv. Në një kampionat gjithmonë ka ankesa, unë nuk dua ta bëj këtë. Thjesht them se nuk duhet të ketë asgjë jo transparente: në fund të sezonit, favorizimet dhe gabimet më shumë ose më pak barazohen. Ne duhet të jemi më të fortë edhe se gabimet.”
Top Channel