Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve
22/03/2026 20:08
Policia e Shtetit ka nisur shoqërimet e para të protestuesve të Partisë Demokratike.
Shoqërimet nisës pas përplasjeve të ashpra me policinë, ku demokrati Flamur Noka kërkoi të çajë kordonin e policisë, e më pas u mbështet nga demonstruesit e tjerë.
Ata arritën të çanin kordonin e policisë, situatë që solli më tepër tensione.
Policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës dhe presion uji, për t’i shpërndarë.
Kryedemokrati Sali Berisha është larguar nga protesta pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore pas hedhjes së gazit lotsjellës.
Top Channel