Shpërthim i fuqishëm në Romë/ Shemben tre ndërtesa, dy persona në gjendje të rëndë
Disa imazhe të reja satelitore që janë publikuar nga forcat amerikane, tregojnë se objektet e prodhimit të raketave balistike të regjimit iranian kanë pësuar dëme serioze.
Në mënyrë specifike, kompleksi i montimit të raketave balistike Kuh-E Barjamali prodhonte raketa me rreze të shkurtër, të mesme dhe të gjatë veprimi. Imazhi i 1 marsit 2026 tregon objektet në funksionim të plotë, përpara incidentit që pasoi.
Megjithatë, në një imazh satelitor, të datës 7 mars 2026, ndërtesat duken të dëmtuara plotësisht, me infrastrukturë të papërdorshme. Një krahasim i dy imazheve tregon shkallën e shkatërrimit, duke sugjeruar se sulmi amerikan pati një ndikim në funksionimin e objektit.
Deri më tani nuk ka pasur njoftime zyrtare, por në çdo rast, ky zhvillim mund të ndikojë ndjeshëm në aftësitë operacionale të Teheranit në fushën e sistemeve balistike.
Top Channel