Pas sulmit ndaj Kryeministrisë, turma e protestuesve niset drejt Bashkisë së Tiranës, sulmohen me molotovë dy ministri
22/03/2026 19:05
Protestuesit e Partisë Demokratike janë nisur drejt Bashkisë së Tiranës, por fillimisht kanë hedhur molotovë drejt Ministrisë së Brendshme dhe ajo e Infrastrukturës.
Pas hedhjes së molotovëve dhe fishekzjarrëve drejt Kryeministrisë, ata kanë vendosur të marshojnë.
Fillimisht ata hodhën lëndë piroteknike drejt Kryeministrisë, e më pas u shpërndanë nga policia me gaz lotsjellës.
Top Channel