Pas djegies së vilës së diktatorit Hoxha në protestën e 20 shkurtit, policia merr masa. Rrethohet me gardh metalik hyrja e ish-Bllokut

22/03/2026 18:19

Pas djegies së vilës së diktatorit Enver Hoxha në protestën e 20 shkurtit që e gjeti Policinë e Shtetit pa përgatitur, këtë të diel policia ka rrethuar me gardh metalik hyrjen për në ish Bllok. 

Ende nuk dihet skenari i protestuesve, ndërkohë që janë blinduar me masa sigurie institucionet si Kryeministria, Kuvendi, dhe selia e PS.

Po ashtu, do të bllokohet lëvizja e automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga Ura deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”; Nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit, do të bllokohen rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB