“Objektet diplomatike janë shënjestruar”, ambasada e SHBA thirrje amerikanëve për situatën e luftës: Tregoni kujdes të shtuar

22/03/2026 22:55

Për shkak të situatës në Lindjen e Mesme, ambasada amerikane në Tiranë ka ndarë një reagim të Departamentit Amerikan të Shtetit, ku u kërkon amerikanëve në gjithë botën të tregojnë kujdes të shtuar.

DASH i kërkon qytetarëve të saj të ndjekin udhëzimet në njoftimet e sigurisë të lëshuara nga ambasada ose konsullata më e afërt e Shteteve të Bashkuara.

“Objektet diplomatike të Shteteve të Bashkuara, përfshirë ato jashtë Lindjes së Mesme, janë shënjestruar”-thuhet në reagim.

“Departamenti i Shtetit u këshillon amerikanëve në mbarë botën, dhe veçanërisht në Lindjen e Mesme, të tregojnë kujdes të shtuar. Amerikanët jashtë vendit duhet të ndjekin udhëzimet në njoftimet e sigurisë të lëshuara nga ambasada ose konsullata më e afërt e Shteteve të Bashkuara.

Mbylljet periodike të hapësirës ajrore mund të shkaktojnë ndërprerje të udhëtimeve. Objektet diplomatike të Shteteve të Bashkuara, përfshirë ato jashtë Lindjes së Mesme, janë shënjestruar. Grupet mbështetëse të Iranit mund të shënjestrojnë interesa të tjera të Shteteve të Bashkuara jashtë vendit ose vende të lidhura me Shtetet e Bashkuara dhe/ose amerikanët në të gjithë botën.

Regjistrohuni në step.state.gov për të marrë njoftimet më të fundit të sigurisë dhe ndiqni kanalin “U.S. Department of State – Security Updates for U.S. Citizens” në WhatsApp (hapet në një faqe të re) ose @TravelGov në X. Kur planifikoni udhëtimin, lexoni me kujdes Njoftimet e Udhëtimit (Travel Advisory) dhe informacionin e detajuar për destinacionin tuaj, si dhe çdo njoftim të fundit në travel.state.gov/destination”-thuhet në njoftim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB