“Mirditorët më parë japin vajzën sesa besën”/ Deklarata e Selin, banorja ballafaqohet me Juelën, Artani përlotet: Më thuaj ku e ke lexuar

22/03/2026 00:48

“Për Mirditorët thonë që më parë japin vajzën sesa besën. Janë shumë të pabesë si njerëz, e thonë të gjithë. Për Dibranët thonë që janë shumë mashtrues.”

Kjo ishte deklarata e bërë nga Selin gjatë një sfide nga Vëllai i Madh, e cila ngjalli debate të ashpra mes banores, Artanit dhe Juelës.

Artani dhe Juela, të dy nga Mirdita, nuk ranë dakord me këtë deklaratë, duke treguar se njerëzit nga veriu i Shqipërisë janë shumë të besës dhe i respektojnë shumë vajzat.

Artan: Një fjalë të pisët, siç e thotë Selina, ku vetë Noli i madh ka shkruar për besën, nuk e kuptova ku e ka dëgjuar. Ma thuaj pak ku e ke lexuar që jemi të pabesë. A ke qenë ndonjëherë në Mirditë? Unë jam krenar që jam nga Mirdita. Unë në ’98, kur ishte lufta e Kosovës, kam shkuar në pallatin e sportit dhe kam mbajtur 8 pjesëtarë nga hasi, 5 ishin vajza, i kam mbajtur në shtëpinë time vetëm fare. I kisha si motra. Më vjen shumë keq për fjalën që “Mirditorët japin vajzën dhe s’kanë besë”. Në këtë shtëpi, kur ka ardhur Rogerti, është rënduar shumë gjendja.

Juela: Selin është e para që ka gjykuar Rogertin për krahinat, dhe është e para që është marrë vetë. Unë jam shumë krenare që jam Mirditore. Sa i përket fjalës që kjo vajzë ka thënë, kjo vajzë është një viktimë e paragjykimeve të opinionit publik. Është hera e parë që e dëgjoj këtë fjalë. Unë vij nga një familje që gjyshërit i kisha kryepleq. Janë njerëz të besës, e kanë respektuar gjithmonë vajzën. Unë nuk e harroj origjinën time.

Selin: Ndihem shumë keq që ka marrë përmasa të këtij lloji. Si fillim, vjen Rogerti dhe i thotë Tanit: “Do ma japësh besën?” Është një shprehje popullore që e kam dëgjuar nga të tjerët, për partneren jo vajzën. Kërkoj shumë falje. Shumë fjalë thonë për origjinën time. Nuk ka qenë konteksti për të marrë këto përmasa.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB