Lufta për ujin në Gjirin Persik, frikë për impiantet e destilimit, Anglia çon nëndetësen në detin arabik

22/03/2026 08:57

Në Detin Arabik është dislokuar edhe një nëndetëse bërthamore britanike, një sinjal i qartë i përfshirjes gjithnjë e më të gjerë ndërkombëtare në krizë.

Por ndërsa lufta po zgjatet, pasojat nuk kufizohen vetëm në objektivat ushtarake. Në kuadër të Ditës Botërore të Ujit, analistët paralajmërojnë se përplasja në Gjirin Persik rrezikon seriozisht impiantet e shkripëzimit të ujit, jetike për furnizimin e miliona banorëve në rajon, duke e kthyer ujin në një tjetër front të kësaj lufte.

Në zhvillimet më të fundit, Irani ka goditur me dronë një bazë ushtarake pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, objekt që sipas mediave shtetërore ishte përdorur më herët nga ushtria amerikane.

Ndërkaq, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë paralajmëruar goditje të reja në zemër të Teheran, ndërsa raportojnë eliminimin e dhjetë luftëtarëve të Hezbollahut dhe sekuestrimin e armatimeve. Paralelisht, Emiratet e Bashkuara Arabe kanë aktivizuar sistemet e mbrojtjes ajrore për t’iu përgjigjur kërcënimeve me raketa dhe dronë nga Irani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB