Një i vrarë dhe dy gra të plagosura në Podujevë, detajet e para Pasi Sali Berisha u lëndua nga spray gjatë protestës, deputetët Flamur Noka dhe Luçiano Boçi janë përplasur me policinë.
Dy demokratët kanë fajësuar efektivët e policisë, lidhur me incidentin që i ndodhi Sali Berishës gjatë protestës.
“Si e mban këtë uniformë. Burracakë, legena“-u shpreh Boçi drejtuar policëve.
“Jeni shndërruar në një bandë. Pse funksiononi si bandë, nuk funksiononi si institucion kushtetues. Keni marrë urdhër, keni goditur direkt në sy liderin e opozitës. Jo të gjithë ju, po një nga ju. E kemi të filmuar, do e paguani. Do ta paguani shtrenjtë. Nuk jeni shërbëtorë të ligjit, jeni mercenarë të krimit të organizuar. Atij i shërbeni. Nuk e ka të gjatë sepse nuk mund të rrijë më ky kriminel në krye të qeverisë. Hoqët një narkotrafikant, keni vënë një vrasës politik në krye të policisë sot. Ndaj mos merrni urdhra prej tyre sepse gjithsecili prej jush ka familje. Edhe juve taksa Rama 2200 u ka shkuar, jo vetëm qytetarëve të thjeshtë. Edhe për ju çmimet e ushqimeve kanë shkuar në ekstrem. Ndaj mos u bëni mercenarë.“-u shpreh Noka.
Top Channel