Raketat e Iranit mund të arrijnë Europën? Reagon NATO: Ende nuk ka prova, por.. Në përfundim të protestës që zgjati mbi tre orë, kryedemokrati Sali Berisha mbajti një fjalim para selisë blu, ku paralajmëroi edhe për protestën e radhës.
Teksa falenderoi mbështetësit, Berisha tha se protesta e radhës do të jetë akoma më e shkëlqyer.
“Përshëndetje dhe mirënjohje të pakufishme me guximin tuaj. Nderuat më shumë se kurrë këtë datë historike, përmbysjen e diktaturës 34 vite më parë.
I dhatë goditjen më të merituar diktaturës sot. Ishte betejë e shkëlqyer, ju garantoj se tjetra do jetë më e shkëlqyer.
Kjo demostratë tejkaloi çdo lloj projekti, tjetra do jetë akoma më e shkëlqyer. Nuk ka paq më, bravo, mirënjohje ndaj jush“-tha Berisha.
Kreu i PD mbeti i lënduar gjatë protestës së kësaj të diele, pasi iu hodh spray në sy.
Top Channel