Kushte të qëndrueshme atmosferike dhe alternime vranësirash, parashikimi i motit për këtë të diel
22/03/2026 08:10
Për ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura, më të theksuara në male.
Reshjet e shiut parashikohen të dobëta dhe në formë pikash të përqendruara në relievet malore, pjesërisht në qendër dhe jugperëndim të vendit gjatë orëve të mesditës dhe pasdites.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s.
Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-2 ballë.
Top Channel