U rizgjodh drejtuese politike e Fierit, Balluku reagon pas Asamblesë Kombëtare të PS: Nder e privilegj të udhëheq kryeqytetin e socialistëve

21/03/2026 17:46

Ish-zv.kryeministrja, Belinda Balluku, ka reaguar pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS, ku u rizgjodh si drejtuese politike e Qarkut Fier.

Në postimin e saj në rrjetet sociale, Balluku shkruan se është mirënjohëse për të gjithë ata që i votëbesuan në zgjedhjet e majit 2025, duke e quajtur Fierin si ‘lokomotivën e fitores historike’.

“Mirënjohëse thellësisht ndaj Kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, për rikonfirmimin e drejtimit të Qarkut Fier.

Mirënjohëse për të gjithë ata që na votëbesuan në zgjedhjet e majit 2025, duke vendosur Fierin si lokomotivë të fitores historike.

Mirënjohëse skuadrës së jashtëzakonshme, që punon me përkushtim për çdo ditë e jo vetëm në kohë fushatash.

Nder e privilegj të udhëheq kryeqytetin e socialistëve. Faleminderit për mijëra mesazhet dhe fjalët e zemrës që ndani me mua!”, shkruan Balluku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB