Sulme dhe kundërpërgjigje në Lindjen e Mesme, Izraeli dhe vendet e Gjirit aktivizojnë mbrojtjen ajrore

21/03/2026 07:42

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) bëjnë me dije se Izraeli i është përgjigjur disa sulmeve gjatë orëve të fundit, të cilat i atribuon Iranit.

Sipas ushtrisë izraelite, alarmet janë aktivizuar për popullatën si masë paraprake, ndërsa sistemet e mbrojtjes ajrore kanë ndërhyrë për të neutralizuar kërcënimet.

Arabia Saudite njofton se ka interceptuar dhjetëra dronë gjatë natës, ndërsa Kuvajti konfirmon aktivizimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore përballë kërcënimeve me raketa dhe mjete pa pilot.

Zhvillimet tregojnë për një përhapje të tensioneve përtej Izraelit, duke përfshirë edhe vendet e Gjirit.

Ndërkohë, Irani ka paralajmëruar se mund të godasë qytetin Ras Al Khaimah në Emiratet e Bashkuara Arabe me “forcë vendimtare”.

Kërcënimi lidhet me një mosmarrëveshje të vjetër për dy ishuj të kontrolluar nga Irani, por të pretenduar prej kohësh nga Emiratet.

Situata mbetet shumë e tensionuar, me rrezikun e përshkallëzimit të konfliktit në një përplasje më të gjerë rajonale

Top Channel

DIGITALB DIGITALB