Sindroma Down, sfida familjesh/ Në Shqipëri mungojnë qendrat e trajtimit për të rriturit

21/03/2026 15:32

Aurela Spahillari është nënë e tre fëmijëve, njëri prej tyre me Sindromën Down.

Përpos vështirësive për rritjen dhe kujdesin e një fëmijëve të veçantë, Aurela në 21 vite ka kaluar çdo gjë, përveç mentalitetit i cili vijon të drejtojë gishtin nga këta fëmijë.

Stjuarti është 21 vjeç dhe teksa për të do të përfundojë koha e shkollës speciale, për Aurelën, ashtu si për çdo prind, pikëpyetjet janë për të ardhmen teksa qendra të specializuara për këta fëmijë nuk ka.

Dita Ndërkombëtare të Sindromës Downsynon të përçojë mesazhin e pranimit dhe përfshirjes pavarësisht dallimeve, por gjithashtu edhe domosdoshmërinë e qendrave publike të kujdesit për të rriturit me nevoja të veçanta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB