Shoferja përplas motorin e Policisë Rrugore në Durrës, dërgohet në spital polici
21/03/2026 11:32
Motori i Policisë Rrugore në Durrës është përplasur nga një makinë me drejtuese shtetasen me iniciale J. D.
Aksidenti ka ndodhur sot, rreth orës 10:35, në rrugën “Taulantia”, ku automjeti i saj është përplasur me motorin e Policisë Rrugore, që drejtohej nga efektivi i Policisë, shtetasi E. M.
Si pasojë e përplasjes, efektivi ka pësuar dëmtime të lehta fizike dhe është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Top Channel