Një 34-vjeçar është vënë në pranga në Fier, pas një sherri që rezulton të ketë ndodhur në nëntor të 2025.

Gjykata e Fierit ka caktuar ndaj këtij personi masën e sigurisë “Arrest me burg”, pasi dyshohet se gjatë një konflikti të ndodhur më datë 21.11.2025, ka qëlluar në ajër me armë zjarri tip automatik.

Ndërkohë në pranga u vu edhe një 52-vjeçar, pasi posedonte armë zjarri në banesë.

“Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi D. L., 52 vjeç, banues në Fier. Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri tip pistoletë, një fishek arme zjarri, si dhe një palë pranga të ngjashme me ato të Policisë”, njoftoi policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB