Puna për sekuestrimin e materialeve bërthamore të Iranit, administrata e Trump harton strategjitë

21/03/2026 10:24

Administrata e Donald Trump po harton strategji për të siguruar ose nxjerrë materialet bërthamore të Iran, raporton CBS News, duke cituar burime të shumta të informuara mbi diskutimet.

Sipas burimeve, planifikimi është përqendruar në përdorimin e mundshëm të forcave nga Komanda e Përbashkët e Operacioneve Speciale, një njësi elitare që merret me operacione shumë të ndjeshme dhe me rrezik të lartë.

Një burim ka bërë të ditur se presidenti Trump ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar lidhur me një operacion të tillë, ndërsa një zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë theksoi se përgatitjet operative janë përgjegjësi e Pentagonit.

SHBA-ja dhe Izraeli kanë shënjestruar vazhdimisht objekte të lidhura me programin bërthamor iranian me sulme ajrore që nga fundi i shkurtit, në kuadër të tensioneve në rritje në rajon.

Perëndimi, i udhëhequr nga SHBA-të dhe Izraeli, ka shprehur shqetësim se Irani mund të jetë duke synuar zhvillimin e armëve bërthamore, ndërsa Teherani këmbëngul se programi i tij është plotësisht paqësor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB